Instat: – Bien eksportet, rritet defiçiti tregtar. –

INSTAT raporton për rënie të eksporteve në tre muajt e parë të vitit dhe për një defiçit tregtar 76 mld lekë me rritje 5,6 %, krahasuar me 2018-ën.

Eksportet e mallrave kanë rezultuar me vlerë 72 mld lekë, duke u ulur me 3,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Kurse importet e mallrave arritën vlerën 148 mld lekë, duke u rritur me 1,2 %.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë ulur me -3,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”,“Tekstile dhe këpucë”.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”.

Sipas ekspertëve, rënia e eksporteve në tremujorin e parë të vitit është për efekt të luhatjeve të kursit të këmbimit dhe mos-rimbursimit të TVSH-së, që nuk ka nisur ende.

b.b/dita