INSTAT: – Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të shpejta sesa femrat
12 Mars 2024
Vitet e fundit popullsia e Shqipërisë po njeh vetëm rënie.
Referuar shifrave të publikuara të INSTAT-it, meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të shpejta sesa femrat.
“Statisktikisht, kemi 105 meshkuj për 100 femra, pra i binte që duhej të kishim defiçit në femra. Së dyti aborti selektiv, që është një ngjarje kriminale që ekziston te ne, më shumë ka goditur femrat. Duke analizuar që faktorët biologjikë dhe demografikë, janë në kundërsens me ngjarjen që po ndodh, pra më pakësimin e meshkujve, atëherë arsyet janë të tjera.
Sipas gjykimit tim kjo është e lidhur me dy faktorë thelbësor, së pari me emigrimin masiv kryesisht të meshkujve dhe së dyti me migrimin e brendshëm. Sikurse evidentohet nga INSTAT-i përjashtuar Tiranën, Durrësin dhe Vlorën që kanë popullsi konstante, madje kanë rritje të popullsisë, qytetet që nga Gjirokastra, Berati, Dibra etj kanë pësuar rrudhje të popullsisë. Kjo situatë do ndërhyrje emergjente të qeverisë së pari për të demotivuar emigracionin, jo frenimin, por demotivimin dhe shndërrimin e gjithë hapësirës shqiptare ne vend të jetueshëm“, shpjegon sociologu, Gëzim Tushi.