7 Shkurt 2024

Instituti i Statistikave i ka kthyer përgjigje deputetit demokrat Ervin Salianji, lidhur me vonesën e publikimit të të dhënave të Censit.

Në përgjigjen e tij drejtuar Kuvendit, INSTAT tregon sa u ka kushtuar shqiptarëve censi që nisi në shtatorin e vitit të kaluar, dhe do të shpallet në qershor. Dhe ka kushtuar jo pak, por 16.9 milionë euro.

Sa i përket afatit se kur do të publikohen të dhënat, INSTAT sqaron se në nivel vendor do të publikohen në tetor 2024, ndërsa në dhjetor parashikohet dërgimi i të dhënave në EUROSTAT.

Nga Isa Myzyraj