4 Gusht 2023

Një statujë prej brozi, e një kalorësi, realizuar në shekullin V-të para Krishtit, është ekspozuar gjatë këtyre ditëve nga Instituti “Getty”.

Artefakti, siç citohet në faqen e Institutit amerikan, në laboratorin e të cilit edhe është restauruar, është gjendur në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës në vendin tonë. Në përshkrimin që shoqërohen imazhet e publikuara thuhet se në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik Shqiptar, konservuesit e ‘Getty-t’ e ‘analizuan, pastruan dhe ruajtën këtë statujë’.

Përpos kësaj, Instituti ‘Getty’ shton se artefakti, të cilin e emërton si ‘Kalorësi dhe kali nga Shqipëria’, u gjend në vitin 2018 në Babunjë të Shqipërisë duke e konsideruar si ‘një rajon dikur të populluar nga kolonistët grekë, në atë kohë të njohur si Iliria’.

Forumi Për Mbrojtjen e Trashëgimisë që ka njoftuar në rrjetet sociale për lajmin e restaurimit të artefaktit , duke nënvizuar peshën e laboratorit që ka sjellë në gjendje stabile veprën e artit, shton se ‘ky  zbulim i shekullit V para Krishtit tregon per kulturën e zhvilluar te prapatokes të bregdetit ilir si dhe shkëmbimet tregtare’.

Më tej në status i njihet kontributi Babunjës, si një stacion tregëtar ku u gërmua për herë të parë në vitet ’60 nga arkeologu Hasan Ceka.

Gazeta Dita