Instituti i Vjenës: Arsyeja e eksporteve zhgënjyese, mbiçmimi i Lekut.

Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime Ekonomike, ecuria e eksporteve të Ballkanit, ndryshe nga Europa, është jopozitive.

Sipas raporti, eksportet e të gjithë shteteve të Ballaknit kanë pësuar rënie në muajt e parë të vitit. Përjashtim bën vetëm Kosova, e cila ka një bazë shumë të ulët të tyre. Kapacitetet për eksport janë të kufizuara në Ballkan përveç Serbisë dhe Maqedonisë, të cilat janë përfshirë në zinxhirin global të industrisë automative. Por eksportet e Serbisë dhe Bosnjës u dëmtuan nga taksa 100% që vuri qeveria e Kosovës.

Në Shqipëri, eksportet e industrisë përpunuese u dëmtuan nga mbiçmimi i monedhës vendase. Vendi duket se po humb konkurrueshmërinë në eksporte për këtë arsye, theksohet në raport. Më tej, argumentohet se, eksportet këtë vit u dëmtuan nga shitjet më të ulëta të energjisë elektrike në vitin 2018.

Ne raport theksohet se investimet në infrastrukturë po luajnë një rol gjithnjë e në rritje, veçanërisht në kuadrin e Nismës Kineze. Gjithashtu vihet në dukje se në Shqipëri dhe Kosovë, investimet e huaja janë në sektorin e energjisë (investimet e Shell në Shqipëri dhe Kosovë, investimet e General Elektrik në një termocentral të ri).

Sidoqoftë, rritja e PBB-së në vendet të Ballkanit Perëndimor është nën potencialin që ata kanë, çfarë pengon në arritjen më të shpejtë të mirëqenies së tyre me nivelin e BE-së.

Instituti i Vjenës hedh dritë edhe mbi faktorët që kanë penguar rritjen ekonomike potenciale. Sipas raportit të tij të pasqyruar në Monitor, ata janë paqëndrueshmëria politike dhe pasiguria. Gjithashtu, vonesat në procesin e pranimit në BE i pengojnë vendet të tërheqin investimet e huaja. Marrëveshja e fundit me Greqinë, që solli një emër të ri për Maqedoninë e Veriut është një sukses simbolik, por sidoqoftë, Këshilli i Europës e ka shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë në tetor 2019. Qëndrimet skeptike të Francës dhe Holandës janë faktorë vendimtarë për këtë shtyrje.

Për Serbinë dhe Malin e Zi, Komisioni i BE-së ka filluar negociatat e pranimit, por anëtarësimi i tyre me 2025 është tërësisht jorealist. Serbia është e kushtëzuar në këtë proces me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por deri më tani nuk ka përparim në këtë drejtim.

e.ll./dita