Institutit Ekonomik i Vjenës: – Do të rritet inflacioni dhe përkeqësohet bilanci i llogarisë rrjedhëse (Raporti)
Institutit Ekonomik i Vjenës: – Do të rritet inflacioni dhe përkeqësohet bilanci i llogarisë rrjedhëse (Raporti)
– 28.04.22
Instituti Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës ka përgatitur një raport për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pasojat ekonpomike që do të ketë lufta për këto vende.
Për sa i përket Shqipërisë raporti përmend faktin e rritjes së inflacionit dhe përkeqësimin e bilanceve të llogarive rrjedhëse.
“Shqipëria ka një vëllim të ulët të tregtisë me Rusinë dhe Ukrainën, por do të ketë pasoja negative nga lufta në Ukrainë, për shkak të marrëdhënieve të forta tregtare me BE-në. Politika monetare ka ndryshuar drejt normave më të larta të interesit dhe masat stimuluese fiskale të qeverisë do të shkojnë në njëfarë mënyre në mbështetje të konsumit. Eksportet e mineraleve dhe karburanteve kanë marrë vrull; megjithatë bilanci i llogarisë rrjedhëse të vendit do të përkeqësohet. Sipas skenarit bazë, inflacioni këtë vit do të jetë 6% dhe rritje 3.5%. Në periudhën afatmesme, inflacioni do të bjerë në 3% dhe rritja do të rritet në 3.9%”.
Kujtojmë se më herët edhe FMN parashikoi që ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor, ndërsa sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% , një ulje me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.
Gazeta Shqiptare