Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: – Përparimi i autokolonës ruse drejt Kievit po ngadalësohet
Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: – Përparimi i autokolonës ruse drejt Kievit po ngadalësohet
3 Mars 20223
Pak përparim ka bërë në tre ditët e fundit nga autokolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike.
Trupi kryesor i autokolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, “mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, defektet mekanike dhe bllokimi”.
Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.
“Kemi nevojë për korridore humanitare”, këshilltari i Zelenskyt kërkon ndihmë nga OSBE: Mjaft folëm!
Hungaria nuk do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë
Mbi shifrat e viktimave të Rusisë, Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë shumë më të larta se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.
Edhe zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, John Kirby, deklaroi të mërkurën se autokolona është bllokuar rrugës.
“Nga vlerësimet tona më të mira ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24 deri në 36 orët e fundit,” tha Kirby.
Ai tha se vonesa mund të jetë për shkak të “rigrupimit të forcave dhe rivlerësimit të progresit që nuk kanë bërë dhe si të kompensojnë kohën e humbur”.
Ai shtoi se “sfidat e logjistikës dhe qëndrueshmërisë” dhe “rezistenca nga ukrainasit” janë gjithashtu faktorë.
Nga raportimet e paverifikuara bëhet e ditur se ushtarëve po u mbarojnë karburantet dhe ushqimet.
Zyrtarët në rajonet që kanë rënë në duart e Rusisë kanë pohuar se trupat po plaçkisin supermarketet për furnizime dhe se ushqimet që u janë ofruar atyre nga ushtria kanë skaduar.
Nga OraNews