Interesat e Francës në Ballkan janë të fshehura. – Politologu Daci komenton vizitën e Ramës në Paris
16 Prill 2024
Politologu Alban Daci në një intervistë televizive, foli për vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Paris javën e kaluar.
Teksa bëri një analizë, Daci tha se Franca është pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë tha se “Rama dikur ka pasur statusin e një emigranti, ndërsa sot përfaqëson Shqipërinë”.
“Mendoj që aksionet dhe reagimet e një lideri nuk janë të rëndësishme. Në planin personal për sa i përket Ramës është një nga ëndrrat më të mëdha të një personi. Dikur ka pasur statusin e një emigranti, sot përfaqëson Shqipërinë. Ka marrë legjionin e nderit. Rama ka realizuar një nga ëndrrat dhe objektivat më të rëndësishme. Një vizitë e tillë duhet analizuar në rrafshin politik.
Sa i përket integrimit në BE ka qenë një garë e heshtur mes Francës dhe Gjermanisë për protagonzimin në BE. Interesat e Francës në Ballkan janë interesa të fshehura, Franca nuk mund të jetë kundër integrimin e Shqipërisë. Franca e sheh Ramën si kryemnistër4 të Shqipërisë dhe pjesë e BE. Sfidat e kontinentit janë më të mëdha se marrëdhënie personale. Kjo i bën mirë Shqipërisë.”, tha politologu.
Gazeta Sot