Intervista e 2017, Vuçiç: – Plani ynë është Jugosllavia plus Shqipërinë

23 dhjetor  2019

Ajo që ndodhi në Tiranë, në Samitin e tretë të Shengenit Ballkanik u vesh njëherë me petk amerikan dhe njëherë me petk gjerman.

Por të kundërtën e kësaj e tregon intervista e parë e Aleksandër Vuçiç pasi fitoi zgjedhjet.

Për një media ndërkombëtare ai deklaroi se që para Samitit të Triestes do ta propozonte këtë plan dhe siç e përkufizoi ai është  “Jugosllavia+Shqipërinë.”

Më poshtë po japim intervistën e Vuçiç dhënë për Politico.eu.

Plani serb për te risjellë Jugosllavinë

Në një intervistë të tij për median ndërkombëtare Politico.eu, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë jep një intervistë për të shpjeguar planet e platformën e tij.

Në këtë interviste ai shpjegon se është objektivi i tij të forconte lidhjet tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se sipas tij, lidhjet e forta ekonomike do të jenë ato që do të tejkalojnë tensionet rajonale, sidomos me Bosnjë-Hercegovinën që sipas tij është një fuçi barbuti.

Vuçiç i shpjegoj Politiko.eu në këtë intervistë të parë që ai do te dyfishonte përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë pak a shume në formën e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu investime të rëndësishme siç është ajo e autostradës midis Beogradit e Sarajevës .

“Nëse vendet e tjera do të ishin dakord me këtë ide, do të krijohej një treg me 20 milion njerëz . Ky është një treg shumë atraktiv dhe do të tërhiqte shumë investitorë”.

Kështu u shpreh ai ne zyrën e tij ne Beograd midis kohës që kishte nga takimi me ambasadorin gjerman dhe telefonatës me Sekretarin e Jashtëm Britanik Boris Jonson .

Vuçiç dhe partia e tij fitoi zgjedhjet me 55 perqind të votave dhe konfidenca që vinte nga kjo fitore ishte e dukshme .

Por në të gjithë vendin pati protesta për këtë çështje lidhur me mënyrën me te cilën ai kishte mbytur fjalën e lirë.

Pavarësisht nga një lloj entuziazmi për ketë çështje  të një tregu të lirë në formën e ish Jugosllavisë dhe benefiteve që mund të ketë prej saj , edhe pse BE dhe Gjermania mund ta mbështesin, në Europë e Washington ka shqetësime lidhur me forca të tjera të jashtme që mund të ndërhyjnë e të përfitojnë siç është Rusia e Turqia, të cilat mund të bashkëpunojnë pas lojërave për të destabilizuar rajonin .

Edhe pse e konsideron një sfidë bindjen e vendeve të tjera, Vuçiç që është dhe lideri dominant i kësaj zone, është konfident  që çështjet e një përfitimi ekonomik do te tejkalojnë çdo çështje tjetër dhe ky projekt te prezantohet dhe me ndihmen e BE në Samitin e Triestes.

Edhe pse Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e Serbia bashkëpunojnë brenda kornizës së marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, sërisht Vuçiç mendon që një bashkëpunim më i thelle do të ketë benefite më të mëdha.

Sipas tij, sidomos në fushën e infrastrukturës mund të bëhet shumë.

Ai shpjegon në harte se ndërtimi i autostradës  Beograd-Sarajeve–Prishtinë, jo vetëm do të shkurtonte kohën nga pesë në tre, por do të sillte pranë dhe grupet etnike.

“Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Është një ide, politike por pa dëmtuar sovranitetin e tyre. Do t’i jepte shumë hov ekonomive tona”, tha ai.

Artikulli origjinal : https://www.politico.eu/article/for-serbias-vucic-road-to-eu-runs-through-balkans/

j.l./ dita