Intorelance e Luftes dhe Trekendeshi i Budallenjve.

Nga Luljeta Dano

Në Mostar, qytetin simbol të intolerancës së luftës, pranë katedrales katolike ndodhet Trekëndëshi i Budallenjve. Në 1993, ai kryqëzim aty, u kthye në arenë gjaku ku secila palë nën armë: serbe, boshnjake, kroate e quante fitore nëse vriste një bashkëqytetar më shumë nga kombësia që nuk ishte e vetja. Thuhet se përqindja e banorëve, sipas këtyre tri kombësive që përfaqësonte njëkohësisht edhe religjionin e ndryshëm fetar ishte e barabartë. Gjatë dekadave të socializmit kishin dëshmuar harmoninë fetare me mjaft martesa midis tyre. Tanimë edhe krushqitë po vriteshin e po priteshin. Thonë se filloi si një lojë, ku një popullatë duhet të dominonte në qytet ndaj dy të tjerave. Kjo është një pjesë e asaj gjëme që tronditi botën, genocidit serb në Bosnjë.

     

Pas lufte i thirrën mendjes dhe po vetë, mostarasit, e quajtën atë udhëkryq të nëmur fati: Trekëndëshi i Budallenjve.

2018