Investigimi i RAI3, opozita protestë të enjten para Kuvendit. – News24 zbardh detajet
3 Qershor 2024
Opozita proteston të enjten para Kuvendit. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e News24 Osman Stafa. Burimet sqarojnë se opozita këtë të enjte do të zhvillojë protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, pas investigimit të fundit të Rai 3 (emisioni Report).
Sipas këtyre burimeve deputetet do të zhvillojnë debat brenda seancës për këtë çështje, ndërsa jashtë do të mbahet një protestë e qytetarëve. Protesta do të mbahet në orën 10:00.