Irak, sulmohet një bazë ushtarake që strehon forca amerikane
Irak, sulmohet një bazë ushtarake që strehon forca amerikane
16 Mars, 2021. 0ra, 02:00
Një bazë ushtarake ajrore që strehon ushtarë amerikanë në provincën Salah al-Din të Irakut është sulmuar me raketa.
“Individë të paidentifikuar lëshuan pesë raketa në bazën ajrore Balad në provincë”, tha një oficer i policisë, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak se nuk është i autorizuar të flasë me media.
“Dy raketa ranë në një zonë të boshatisur brenda (kompleksit të bazës), ndërsa tre raketa ranë në afërsi të bazës”, tha oficeri i policisë, duke shtuar se asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani/AA
Nga: BallkanWeb