Irani kërcënon Arabinë Saudite, SHBA-të vendosen në gatishmëri
1 Nentor 2022
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite janë vendosur në gatishmëri të lartë pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm nga Irani.
SHBA është paralajmëruar se do ketë sulme të pashmangshme ndaj objektivave në Arabinë Saudite dhe ka vënë në gatishmëri ushtrinë amerikane dhe shtetet e tjera fqinje në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarët sauditë dhe amerikanë në një deklaratë.
Inteligjenca nga zyrtarët sauditë zbulon se Irani është i gatshëm të kryejë sulme brenda mbretërisë dhe në Erbil, Irak, ku janë vendosur trupat amerikane për të shkëputur vëmendjen nga protestat që kanë kapluar titujt ndërkombëtarë, raporton The Wall Street Journal.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i shqetësuar dhe se është i gatshëm të përgjigjet nëse është e nevojshme, teksa një zëdhënës i Këshillit tha se janë të shqetësuar për kërëcnimin dhe mbeten në kontakt të vazhdueshëm me palën saudite.
Ata shtuan se nuk do të hezitojnë të veprojnë në mbrojtje të interesave dhe partneriteteve në Lindje dhe zonat pranë Arabisë Saudite në rast të një sulmi.
Gazeta Shqiptare