Irani paralajmëron sërish trazira në Manëz të Durrësit. – Ja kërcënim nga Teherani për qeverinë shqiptare me operacionin e tmerrshëm “shënjestra”
Nga Elmaz Bogdani.
1 Gusht 2022.
Në Shqipëri priten trazira. Paralajmërimi i bujshëm ka ardhur nga Irani për qeverinë shqiptare.
Një përfaqësues i Parlamentit Islamik të Iranit tha: Dhënia e strehës së grupit terrorist të hipokritëve MEK
nga qeveria shqiptare është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Sipas raportit të gazetarit
parlamentar të Iran Press, Mohammad Hassan Asefari, anëtar i Parlamentit Islamik të Iranit, në një
takim publik së fundmi, duke nderuar kujtimin e operacionit Mersad, në një mesazh të fortë për qeverinë
shqiptare tha: Organizata e hipokritëve MEK është një grup terrorist dhe dhënia e strehimit për ta dhe
mundësive për këtë grup është kundër ligjit ndërkombëtar. Përfaqësuesi i popullit të Arak, Kamijan dhe
Khandab në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se: I kujtojmë qeverisë shqiptare të ndalojë këtë lëvizje
të kotë, sepse organizata e hipokritëve të MEK është një lëvizje terroriste.
Masakra e 1998 që po paralajmëron qeveria iraniane, a jemi të rrezikuar?
Në Shqipëri, herë pas herë ka pasur disa qëndrime në media se strehimi i muxhahedinëve iranianë brenda
territorit të vendit tonë mund të na ktheje në një vend të rrezikuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm të
tyre me qeverinë iraniane. Por këtë herë paralajmërimi për qeverinë shqiptare ka ardhur në një moment të
shënuar për Iranin. Më 26 korrik të vitit 1988, nisi operacioni i quajtur Mersad, ndryshe përkthyer në
“shënjestra” kundër muxhahedinëve iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit
(PMOI/MEK). Forcat iraniane në pritën Patak në perëndim të Iranit, rrethuan pjesëtarët e grupit MEK
dhe pas 3 ditë luftime fituan përballë këtij grupi. Fjala arabe Mersad nënkupton fjalën shënjestër dhe kjo
fjalë është zgjedhur për shkak të planit të thurur nga forcat iraniane për kryerjen e operacionit.
Në operacionin Mersad janë vrarë dhe plagosur më shumë se 4,800 pjesëtarë të grupit MEK ku sigurisht
në mesin e të vrarëve dhe personave të kapur rob.
Marrëveshja e Shqipërisë me SHBA
Muxhahedinët iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) është grupi kryesor
opozitar ndaj regjimit të Iranit. Ata janë strehuar në vendin tonë në një kamp të ngritur në periferi të Tiranës
pranë zonës së Manzës, që prej vitit 2013. Ishte një marrëveshje e qeverisë shqiptare, asokohe e drejtuar
nga Sali Berisha, me SHBA-të për të strehuar në vendin tonë një numër prej rreth 300 muxhahedinësh
me statusin e azilantit politik. Kjo marrëveshje erdhi fill pasi Uashingtoni e hoqi këtë organizatë nga
lista e grupeve terroriste që veprojnë në botë. Ky grupim, i cili nga regjimi aktual i Iranit konsiderohet
terrorist, është krijuar në vitin 1965 dhe nga pjesa më e madhe e botës perëndimore (përfshirë edhe
Shqipëria) njihen si opozita iraniane në emigracion. Në fillimet e krijimit të tyre ata kanë qenë në
opozitë me udhëheqësin e Iranit deri në vitet ‘70, Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit
të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, pasi ishte kundër
organizimit shtetëror që bëri lideri Ajetullahu Ruhollah Homeini. Në këtë situatë ku u shpallën të
padëshiruar në vendin e tyre, ata u larguan nga Irani. Një pjesë emigruan në vendet perëndimore
dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”. Pas konfliktit të
SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein,
muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s.
Gazeta Sot