Ironia e gazetarit: – Pas këngës për Erdogan bëni dhe një për 12 milje det që i dhamë Micotaqisit

21/01/2021

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar këngën që ka krijuar grupi polifonik i Fierit për presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan. Dylgjeri u sugjeron autorëve të tekstit për që tani të bëjnë dhe një këngë për kryeministrin grek dhe 12 miljet detare që i dha Edi Rama, Greqisë.

Postimi i Ylli Dylgjerit në Facebook:

Pas këngës se grupit polifonik të Mallakastrës për zotin Erdogan duhet edhe një këngë nga polifonia

labe për zotin Micotaqis për dhënien e 12 miljeve…

Ja dhe teksti:

Dymbëdhjetë milje merri!

Dhoro nga Rilindja,

Micotaq o qirje i mirë,

Të do Edua n’ditë të vështirë.

Rritu, shtrihu sa më shumë

Në detin blu shqiptar,

Se rilindja të ha munë,

Micotaq o palikar!

Nga Gazeta Koha e Jone