Ironia e Manjanit: – Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! –
Ironia e Manjanit: – Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! –
19 Dhjetor, 2018
sisë, Ylli Manjani ka reaguar për takimin që zhvilloi sot paradite kryeministri Edi Rama me studentët e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se është çudi që edhe në qytetin e Vlorës ku u zgjodh kryeministri si deputet ka pakënaqësi.
“Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! Ta ketë kurdisur opozita edhe këtë?! Apo kazani?!”, shkruan Manjani.
Përballja e shefit të qeverisë me studentët u karakterizua nga debate të ashpra, ku studentët nuk ngurruan të sulmojnë qeverisjen dhe aktorët politikë.