Isaac Newton kishte parashikuar datën e ‘fundit të botës’, që në fakt nuk rezulton shumë larg
25 Shkurt 2024
Issac Newton raportohet se kishte bërë një parashikim drithërues për fundin e botës dhe nisjen e një epoke krejt ndryshe nga kjo që po jetojmë, teksa bazuar dhe në sinjale të tjera, publiku po interesohet të dijë se nuk është shumë larg.
Shkencëtari i njohur që ishte mes të tjerave matematikan dhe astronom, besohet se kishte një datë të caktuar për fundin e njerëzimit, por që nuk dihet nëse do të realizohet.
Studiuesi i grupit Newton Project Canada, Stephen Snobelen, shpjegonte se Newton ishte shumë besimtar dhe se parashikimet e tij bazoheshin në besimet fetare.
Në një koment të fundit në rrjetin e tij ai shpjegonte: “Newton besonte te Zoti dhe se Bibla ishte fjala e Zotit. Ai besonte gjithashtu se Zoti nuk ishte ‘i kufizuar’ nga koha siç janë njerëzit, dhe kjo i lejonte atij të shihte ‘edhe fundin, që prej fillimit’”.
“Kështu sipas fjalëve të Newton, ai ishtei bindur se ‘Profecitë e shenjta’ ose shkrimet e lashta, nuk janë gjë tjetër vetëm se ‘histori për gjëra që do të ndodhin’ (Yahuda MS 1.1, folio 16 recto).
Në të njëjtën kohë, profecitë biblike janë shkruar vetëm në gjuhë të fshehtë simbolike, që kërkon një interpretim me shumë aftësi e njohuri, shkruan rrjeti britanik LadBible.
“Newton e pranoi këtë sfidë për të zbuluar të ardhmen e botës bazuar në fjalët e profetëve.”
Për këtë ai hartoi ekuacione për të cilat Snobelen thotë se ishin llogaritje të thjeshta aritmetike, që mund të kryheshin dhe nga një fëmijë, dhe data ku ai arriti ishte 2060.
Megjithëse Newton paralajmëronte për luftëra e kataklizma, Snobelen shton: “Për të ai do të ishte viti i një fillimi të ri, fundi një epoke dhe nisja e një të reje”.
Ai vijonte më tej se Newton me shumë gjasa priste kthimin e Krishtit dhe nisjen e një epoke ‘1000-vjeçare të mbretërisë së Zotit në Tokë’, duke sinjalizuar se epoka aktuale udhëhiqet nga e Keqja dhe errësira.
“Nëse citojmë profetin Micah, Newton besonte se mbretëria e tij do të niste një epokë paqeje e lulëzimi, sa që njerëzit ‘do t’i kthenin shpatat e tyre në plugje për tokën ndërsa heshtat e thikat në vjelëse frutash’. Kombet nuk do të luftonin më kurrë me njëra-tjetrën dhe i gjithë njerëzimi do të harronte çfarë është lufta”, shpjegon studiuesi per realitetin deri tani te panjohur nga njerëzimi.
Tv ora