Ish-aleati i Edi Ramës paralajmëron ‘tërmet’ brenda Partisë Socialiste: Tani iu erdhi radha dhe atyre! Pas këtyre zgjedhjeve PS nuk do të…
Ish-aleati i Edi Ramës paralajmëron ‘tërmet’ brenda Partisë Socialiste: Tani iu erdhi radha dhe atyre! Pas këtyre zgjedhjeve PS nuk do të…
15 MARS 2021
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, paralajmëron fundin e Partisë Socialiste pas 25 prillit. Si një aleat i dikurshëm i tij, ai tha se Rama ka si mision ka shkatërrimin e PS-së, e cila sipas tij nuk do të ekzistojë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Në konceptin e Ramës, është perandorak, është ai dhe baza e qytetarëve, nuk ka struktura dhe organe. Duke e njohur situatën nga brenda, armiku më i madh i PS-së është Rama, ai e ka pasur mision shkatërrimin e PS-së, e shndërroi në rilindje, mënjanoi drejtues të PS që kishin vlera sociale. Nuk ka zhvilluar një proces zgjedhor brenda partisë së tij qoftë dhe nga pozitat e kryeministrit dhe më vjen keq që disa kolegë nuk reaguan në kohën e duhur dhe tani kujtonin se nuk do u vinte radha, tani u erdhi radha dhe atyre. Pas këtyre zgjedhjeve PS nuk do të ekzistojë më”, tha Vangjel Dule në A2.
Gazeta Sot