Ish-ambasadori Walker kundër Asociacionit: – Nuk e ndihmon Kosovën
31 Janar 2023
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton benifitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon këtë mekanizëm.
William Walker ka thënë për mediat vendase se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është mirë të krijohet.
Ai tha se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benifitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon këtë mekanizëm, por, që sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk është një gjë e mirë.
“Mendoj që duhet të refuzojë atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benifitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet. Një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker./KosovaPress
Nga Gazeta Dita