
Ish-deputeti i PD-së zbardh dëshminë në SPAK: – Nuk ka lidhje me mua, kur të dalë do habiteni
24 Mars 2025
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha se thirrja e tij në SPAK disa ditë më parë nuk ka lidhje me të si person, por me hetime për persona të tjerë ku mund të jetë përmendur edhe emri i tij. Murrizi nuk ka pranuar të tregojë detaje rreth çështjes, ndërsa u shpreh se gjithçka do të zbardhet sapo të nisin seancat gjyqësore.
“Nuk është ndonjë sekret i madh hetimor, është një thirrje rutinë e procedurës që ka SPAK kur mendon që gjatë hetimit të X apo Y dalin emra të tjerë, por s’ka lidhje me Murrizin. Është hetuar Murrizi 10 muaj, me kanë hetuar që 16 vjeç, nuk është në interes të publikut, do dalë për çfarë jam thirrur unë kur të nisin seancat gjyqësore.
Ka qëndruar vetëm nja 10 minuta në SPAK dhe do shkoj sa herë të më thërrasin. Që në ‘95 e kam pasur përballjen e parë me drejtësinë dhe e kam fituar, nuk i trembem përballjes me drejtësinë…Kur të dalë do habiteni dhe vete kur të kuptoni sa delirantë burgaxhinj ka ky vend”, tha Murrizi.