Ish-deputeti socialist bën deklaratën që nuk pritej: – Do ju sjellë fundin e pashmangshëm.

1 SHKURT 2020

Ish deputeti socialist Taulant Dedja ka sulmuar ashpër aktorin Ermal Mamaqi, pas filmit të fundit “I love Tropoja”.

Ai shkruan se vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal Mamaqi dhe as padroni i tij.

“UNË E DUA VËRTETË TROPOJËN!

Sa herë e sjell rasti të takohem me dikë nga Tropoja që nuk e njoh dhe nuk më njeh i shprehem edhe unë kam origjinë prej andej.

Koha qe kam kaluar atje në atë vend të mrekullueshëm (që për nga bukuritë natyrore krahasohet me Zvicrën) në vitet e vështira 1997-1999 dhe mikpritja e veçantë e atyre me të cilët punova dhe bashkëpunova atje, miqësia e tyre e ofruar pa kushte dhe çdo gjë që kujtoj prej asaj kohe unikale më bën sërish ta them me zë të lartë:

Po, edhe unë ndihem tropojan dhe e dua vërtetë Tropojen!

Vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal MF as padroni i tij karagjozi i pacipë Edvin Rama, kryeministri më skandaloz i historisë së shtetit shqiptar.

Në fakt Ermal MF nuk do ta kish bërë pa lejen e padronit të tij atë krijim paçavure që kurrë nuk mund të krahasohet me “Kapedanin” apo “Çiftin e lumtur”.

Ndaj dhe gishti duhet drejtuar te Edvini. Jam i sigurt që Tropoja do sjellë tash e tutje fundin e pashmangshëm të regjimit bastard që instaloi Edvin Rama!”, shkruan ai në rrjetin social.

Gazeta Sot