Ish Diplomatit i ka mbetur mendja tek “Pordhë bajraktari” dhe urrejtje per “Mendjet e rritura maleve”
31 Tetor 2023
Diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati ka një përgjigje për pyetjes ku e gjen kurajon një si Berisha të sfidojë kaq hapur ligjet dhe shtetin.
“Shpikja idiote shqiptare e “revolucionit personal”, ku për pordhët e bajraktarit një skotë opingalëpirësish të prijsit janë gati të hedhin në erë ligjet, organet e drejtësisë dhe vetë shtetin, ndodh sepse e lejon këtë situatë unike paradoksale vetë shteti. Shteti ligjor nuk u ndërtua dot dhe as ligjet nuk u vunë dot në jetë njësoj për të gjithë, sepse qeveritë e dy partive kryesore politike jo vetëm nuk deshën të ndërtojnë shtet ligjor, por prishën edhe karabinanë e shtetit, që kishin ndërtuar regjimet e kaluara – shkruan në një shënim mbi aktualitetin botuar sot nga DITA, eksperti i njohur i rajonit dhe gjeopolitikës.
Pa përmendur emra por me referencë të qartë, profesor Murati shton se ne nuk hoqëm dorë nga kulti i individit në këto tri dekadat e fundit:
“Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi” – shkruan Murati.