Ish-drejtori i CIA-s bën paralajmërimin e tmerrshëm: Një karvan mbi 10 kilometra të gjatë me mjete të rënda ushtarake që po lëviz në drejtim të qytezës Velkyi Burluk
Ish-drejtori i CIA-s bën paralajmërimin e tmerrshëm: Një karvan mbi 10 kilometra të gjatë me mjete të rënda ushtarake që po lëviz në drejtim të qytezës Velkyi Burluk
10 PRILL 2022 …
Gjenerali amerikan në pension dhe ish-drejtori i CIA-s, Daivd Petraeus, ka paralajmëruar se Ukraina duhet të përgatitet për ‘një luftë të madhe’ në qytetin e Donbas pasi forcat ruse po polanifikojnë mësymje totale në krahinën lidore.
Pamjet satelitore të datës 8 prill, të publikuara nga “Maxar Technologies”, tregojnë një karvan mbi 10 kilometra të gjatë me mjete të rënda ushtarake që po lëviz në drejtim të qytezës Velkyi Burluk, në lindje të Kharkivit, pranë kufirit me Rusinë. Sipas Patraeus, këto trupa do të zbresin më në jug, drejt krahinës së Donbasit, një pjesë e të cilës kontrollohet nga separatistët që kanë shpallur edhe Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetskut.
“Do të bëhet luftë e madhe aty. Rusët erdhën nga veriu dhe u përpoqën të merrnin Kievin, por nuk ia dolën dhe tashmë janë tërhequr. Ukraina e fitoi këtë betejë. Edhe në jug, synimi i tyre kryesor ishte Odesa dhe deri tani nuk ia kanë dalë. Ukrainasit i frenuan në Mykolaiv dhe duket se po fitojnë terren”, tha Petraeus për CNN.
“Tani, përqendrimi i forcave është në Donbas. Po zhvillohet ende një betejë në Mariupol, ku rusët po hasin në rezistencën e vendasve. Por pasi të kenë mbaruar punë aty, forcat jugore, dhe ato të spostuara në verilindje, pranë Kharkivit, do të zbresin drejt Donbasit. Ata duan praktikisht të rrethojnë forcat ukrainase që luftojnë në front në Donbas”.
Petraeus komentoi edhe emërimin e Alexander Dvornikov, komandant i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, i cili është tashmë drejtues i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë. “Ai njihet si kasapi i Sirisë, për shkak të sulmeve të tmerrshme që kreu ushtria ruse kundër rebelëve në Siri”, tha Patraeus.
Gazeta Sot