Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shitja e detit ishte dhurata e Vitit të ri nga kryeministri Rama, të cilit i referohet si “Zografi bis”, për palën greke.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shitja e detit ishte dhurata e Vitit të ri nga kryeministri Rama, të cilit i referohet si “Zografi bis”, për palën greke.
26 DHJETOR 2020
“Në bazë të kësaj marrëveshje në ujdi të plotë me Zogradin Bis, qeveria e Greqisë u dërgoi qytetarëve të saj me dekretin që firmos një kartolinë historike për festat e këtij fundviti, atë të zgjerimit të atdheut helen nga 6 në 12 milje në ujërat e detit Jon duke fituar kështu një territor që nuk e ka patur më parë të barabartë me sipërfaqen e Thesprotisë dhe triliona euro nga depozitat gjigante të gazit dhe naftës në ujërat territoriale shqiptaren joniane, që në përputhje me marrëveshjen e fshehtë Rama-Dendia bëhen greke”, shkruan Berisha.
Në fund të komentit të tij Berisha thotë se marrëveshja dhe deklaratat e Ramës janë të çmuara për palën greke, për t’i thënë gjykatësit “ti mos u bëj më shqiptar se vetë shqiptarët”.
Postimi i plotë
Shitja e Detit, dhurata e Vitit te Ri per Shqiperine nga Zografi bis!
Marreveshja e fshehte Rama-Dendia thike e tmerrshme pas shpine ndaj Shqiperise!
Miq, per here te pare ne 107, vite pra qe nga Konferenca e Londres, kufinjte e Shqiperise ndryshohen, rrudhen dhe Shqiperia zvogelohet.
Ate qe gjitoni yne jugor nuk e realizoi dot ne territorin toksor 106 vjet me pare me shpalljen e Republikes se Vorioepirit nga Jorgo Kristaq Zografi dhe ushtrite dhe hordhite e tij, e realizoi dy dite me pare ne territorin ujor me pasuri perrallore nafte dhe gazi dhe hapsiren ajrore te Shqiperise por kesaj rradhe jo me ushtri dhe hordhi as dhe republika falco por vetem me nje marreveshje te fshehte te Nikos Dendia me Edvin Kristaq Ramen apo Zografin Bis ne aktin e tradhetise me te larte kombetare pas asaj te Enver Hoxhes me Kosoven.
Keshtu, ne baze te kesaj marreveshje ne ujdi te plote me Zografin Bis, qeveria e Greqise u dergoi qytetareve te saj me dekretin qe firmosi nje kartoline historike per festat e ketij fundviti, ate te zgjerimit te atdheut helen nga 6 ne 12 milje ne ujrat e detit Jon duke fituar keshtu nje territor qe kurre nuk e ka patur me pare te barabarte me siperfaqen e Thesprotise dhe triliona euro nga depozitat gjigande te gazit dhe naftes ne ujerat territoriale shqiptare joniane, qe ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama-Dendia behen greke.
Por, ne qofte se qeveria helene u dergoi qytetareve helen ne keto krishtlindje kartolinen e zmadhimit te atdheut helen, albanofobi shqipfoles Edvin Kristaq Rama, te cilin mediat dhe njerezia e therrasin rendom Zografi Bis, u solli shqiptareve si kartoline per festat e fundvitit harten e zvoglimit te atdheut arbnor ne territorin e tij ujor ne Detin Jon dhe hapesiren ajrore koresponduese fiks aq sa zmadhohet atdheu helen duke zgjeruar nga 6 ne 12 milje ujrat territoriale joniane ne kufi me Shqiperine dhe hapsiren ajrore mbi keto ujra.
Miq, Marreveshja e fshehte Rama-Dendia, e cila hyri tashme ne fuqi, eshte akt i pashembullt tradhetie kombetare.
Bazuar ne kete marreveshje te fshehte Edvin Kristaq Zografi Bis duhej te deklaronte dhe pranonte publikisht:
1-se zgjerimi nga Greqia nga 6 ne 12 milje i ujrave territoriale eshte e drejte e saj dhe Shqiperia e pranon kete dhe se
2-nuk ekziston nje marreveshje mbi kufirin detar dhe shellfin kontinental midis Shqiperise dhe Greqise.
Keto dy deklarata ne kundershtim flagrant me kushtetuten e Shqiperise dhe te drejten nderkombetare nuk mund te beheshin kurre nga nje kryeminister apo qeveritar shqiptar pa u arratisur me pare si i shitur ne vendin fqinj.
Mirepo ne zbatim te marreveshjes antikombetare Rama-Dendia pikerisht keto dy deklarata beri Edvin Kristaq Zografi pas njoftimit te qeverise greke se kishte vendosur te zgjeronte ujerat e saj territoriale joniane nga 6 ne 12 milje.
Keto deklarata jane ne kundershtim flagrant me kushtetuten, integritetin territorial dhe sovrantitetin e Shqiperise. Ato jane ne kundershtim flagrant me te verteten historike dhe aktuale te marredhenies midis dy vendeve ne kete fushe dhe vijne ne kundershtim te hapur me te drejten dhe ligjin nderkombetar te Detit.
Ato jane nje akt i mirefillte i shumfishte i tradhetise se larte kombetare nga Edvin Kristaq Zografi.
Kjo sepse:
1- Kurre nje kryeminister as dhe qeveritar nuk mund te bjere dakort per akte dhe vendime qe prekin direkt integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit siç ndodh me vendimin e qeverise greke, e cila ne kundershtim me te verteten historike pas rreth 90 vitesh ndryshon gjeresine prej 6 miljesh te ujerave te veta territoriale te depozituar ne OKB, ne 12 milje ne kurriz te vendit fqinj.
2-E verteta historike dhe aktuale e pamohueshme eshte se qeveria greke prej 11 vitesh ishte e kyçur ne negociata me qeverine shqiptare per percaktimin e shelfit kontinental dhe kufirit detar ne detin Jon dhe se keto negociata u konkretizuan ne vitin 2009 me nje marreveshje te firmosur dhe pranuar nga te dy qeverite mbi bazen e te ciles ujrat territoriale te Shqiperise ishin 12 milje kurse ato te Republikes Helene 6 milje.
Pasi kjo marreveshje u hodh posht nga Gjykata Kushtetuese me kerkese te Edvin Kristaq Zografit per llogari te nje pale te trete, Shqiperia dhe Greqia me mirekuptim te plote vendosen ta paraqesin marreveshjen ne Gjykaten Nderkombetare te Detit me kufinjte e caktuar prej saj.
Shqiperia nuk kishte pengese pasi ne kushtetuten e saj e drejta ndrekombetare mbizoteron mbi ate kombetare.
Pas ardhjes ne pushtet, Edvin Kristaq Zografi duke injoruar kete vendim dhe se bashku me te edhe interesin kombetar, refuzoi shkuarjen ne gjykaten nderkombetare dhe nisi nagociatat de nuova per nje marreveshje te re te Detit me Greqine duke shkelur pike per pike vendimin e Gjykates Kushtetuese te vendit, gje qe detyroi presidentin e republikes te bllokoje procesin.
Por edhe marreveshja e negocuar ne Bushati – Kocias bazohej ne njohjen reciproke te gjeresise 12 dhe 6 milje te ujerave territoriale perkatesisht te Shqiperise dhe Greqise.
Me nje fjale, per 10 vite me radhe Shqiperia dhe Greqia negociuan ne nje proces ne te cilin Greqia kishte si ujera te veta territoriale 6 milje dhe Shqiperia 12 milje.
Keshtu qe te pranosh vendimin e njeanshem te Greqise per te ndryshuar ne mesin e procesit te negociatave kufinjte ujor nga 6 ne 12 milje shkelmon ne menyre flagrante te verteten historike dhe interesin tend kombetar dhe de fakto dhe de juro pranon tjetresimin e ujerave te tua territoriale dhe hapsires ajrore perkatese.
Deklarata e vetme qe mund te behej ne kete rast nga perfaqesuesi i Shqiperise ishte se: Greqia po ndryshon me vendimin e njeanshem te saj rregullat ne mes te lojes dhe se Shqiperia nuk pranon kete vendim pasi eshte nje ndryshim i rregullave ex post facto.
Me kete qendrim Shqipria paraqitej ne gjykaten nderkombetare si pale kundershtuese me te drejte te vendimit helen dhe jo fatalisht si miratuese e ketij vendimi.
Pas deklarates se Edvin Kristaq Zografit avokati i pales greke do ti thote gjykatesit se pala shqiptare e ka pranuar prej kohesh me gojen e kryeministrit te vete ndryshimin qe ne kemi bere dhe se nuk ekziston marreveshje midis dy vendeve.
3-Vendimi i qeverise greke nuk mund te pranohej kurrsesi nga qeveria shqiptare pasi ai vetem ne aparence bazohet ne nenin 3 te Konventes se Montego Bay, i cili u njeh shteteve anetare te drejten e 12 milje si ujera territoriale.
Por theksoj se kjo eshte vetem ne aparence sepse ne realitet disa nene te tjera te Konventes kufizojne qartesisht te drejten qe njeh neni 3 i saj.
Per me teper Gjykata Nderkombetare e Detit pas firmosjes se Konventes nga vendet anetare ka shfuqizuar jo nje por disa vendime te bazuara ne nenin 3 te saj si abuzime te paligjshme me kete nen dhe rastet e shfuqizuara jane pothuaj identike me me gjendjen midis Shqiperise dhe Greqise ne ujerat joniane, gjeresia e te cilave ne teresi shkon nga 26 ne 2 milje.
Mirepo perseri Marreveshja Rama – Dendia dhe deklaratat e Rames se per ne kjo eshte okey, eshte nje atu tjeter e çmuar ne duart e pales greke per ti thene gjykatesit ti mos u bej me shqiptar se vete shqiptaret, kryeministri i Shqiperise e ka pranuar kete vendim tonin dhe ti nuk mund te hedhesh poshte nje ujdi te arritur midis paleve.
Gjykohen kundershtite midis paleve dhe jo ujdite e tyre.
Si perfundim, denoj me ashpersine me te madhe marreveshjen e fshehte Rama-Dendia dhe ju bej thirrje autoriteteve te vendit fqinj te braktisin perfundimisht lojrat me Zografer me Shqiperine dhe te punojne per nje bashkepunim miqesor startegjik midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Sb.
Nga Gazeta Sot