Ish-kryeparlamentarja Topalli: – Nuk ka ndodhur kurrë në tre dekada të përjashtohet gjysma e Grupit Parlamentar
16 Shkurt 2023
Ish-kryeparlementarja, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në protestën e opozitës para Parlamentit, pas përjashtimit të 18-të deputetëve të PD.
Topalli tha se në tre dekada s’ka ndodhur kurrë që te përjashtohet gjysma e grupit parlamentar dhe se fuqia e korruptimit në vend ka bërë që Shqipëria të vuajë.
Sakaq shtoi se në 9-të vite qeverisje nga mazhoranca, vendi ka përjetuar një krizë emigracioni dhe se qytetarët nuk janë më të sigurt për të ardhmen e tyre.
Ndër të tjera tha se opozita duhet të krijojë rezistencë dhe të protestojë fuqishëm më 3 mars.
“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar që ai të ndihet i sigurt kur të shkojë në parlament, në këto tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita të kërkojë komision të mos e japë, gjëra më e pabesueshme është që zonja thotë që kemi pezulluar një ligj për komision hetimor.
Fuqia e korruptimit ka bërë që Shqipërinë të vuajë, para për 10 vite bleu kryetarin e opozitës, ka blerë deputetë, pushteti i korruptimi është gjëra më e tmerrshme më e fortë sa burgu dhe internimi ndaj vjen një moment që njeriu thotë prit pak ka momente që ndihemi të pafuqishëm për tu përballur me padrejtësinë, nuk ka lartësi më të fortë se protesta, kush vendos gënjeshtrën para së drejtës, ai që ul kokën kur padrejtësia triumfon nuk e meriton që të jetë i lirë, në 9 vite 900 mijë shqiptarë janë te përzënë nga Shqipëria, sot lajm i fundit ishte se lindshmëria është ulur, nuk janë të sigurt për të rritur familjen, në cilin vendos të botës ndodh që të arrestohen dy zyrtarë dhe buxheti i shtetit vijon paguan për skema e korruptimi dhe korrupsioni he e dini kush pagun çmimi, ju qytetarët korrupsionin e paguan qytetari.
Kush mund të pranoj që një grusht njerëzish të kenë çdo gjë, ndërtime, porte dhe pjesa tjetër të ikë sepse në fakt thuhet se pushteti korrupton, ndoshta është frika për të humbur pushtetin, kanë frikë për t’iu përgjigjur opozitës. Projekti i Durrësit është korruptiv, ndaj ka një mundësi që është rezistenca. Më 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe, kush lejon që të vjedhë të marrë vulën”.