Ish-mësuesi 70-vjeçar që ka kaluar 22 vjet duke kërkuar argjend në një qytet fantazmë.
Ish-mësuesi 70-vjeçar që ka kaluar 22 vjet duke kërkuar argjend në një qytet fantazmë.
Robert Louis Desmarais është banori i vetëm i një qyteti fantazmë të Kalifornisë, Cerro Gordo, ku ai ka 22 vjet që kërkon të gjej agjend në një vend kaq të humbur.
KALIFORNI- Një ish-mësues 70-vjeçar, Robert Louis Desmarais dikur vizitonte vende të largëta gjatë pushimeve verore, në mënyrë që të gjente argjend. Ai besonte se nën shkëmbinjtë gjigand fshihej diçka.
Prandaj ai u zhvendoz përfundimisht në këtë vend për të jetuar larg turmave të njerëzve dhe zhurmave.
Cerro Gordo ishte dikur miniera më e frytshme e argjendit në Kaliforni.”Kjo ndihmoi në ndërtimin e Los Angeles“, thotë Desmarais.
I bindur se ka shumë argjend në këtë vend ai zbret 243.84m thellë nën tokë duke goditur me një daltë dhe çekiç për të parë çfarë fshihet pas shkëmbinjve gjigandë.
Ndërkohë ish-mësuesi 70-vjeçar mendon se ka gjetur gjurmë diku për argjendin.
“Unë shpresoj ta gjej atë. Prandaj jam akoma këtu”, thotë ai.