Ministria e Jashtme

Ish-ministri del me deklaratë ‘bombë’: Ka fakte tronditëse që në ambasadat tona ka… –

 

07/04/2019

Ish Ministri i punëve të Jashtëm të Shqipërisë Kreshnik Çollaku shprehet se ka fakte tronditese që në ambasadat tona në Ballkan ka hije dyshimi se elementë të caktuar kanë lidhje me fuqi jomiqësore  dhe jo aleate me Shqipërinë. Sipas tij ky është një shqetësim ende i pazgjidhur dhe për këtë duhet Vetting rrënjësor.

Çollaku thekson se ky problem është më i rëndë se nepotizmi, pasi lidhet me cilësinë dhe integritetin e shërbyesve në Shërbimin Diplomatik Shqiptar. Anëtari i Kryesisë së PD thekson se faktet duhet të konsultohen në ambjente të mbyllura pasi nuk mund të bëhen publike për asrye të sigurisë kombëtare.

Ministria e Jashtme

/Agjensia e Lajmeve Sot News/