16 Mars 2025

Ish-ministri i Brendshëm serb, Bozho Preleviç ka thënë se në protestën e kësaj të shtune në Beograd, e konsideruar historike, kanë marrë pjesë 500 mijë qytetarë.

Tubimi i sotëm konsiderohet më i madhi në 25 vitet e fundit në Serbi.

“Si dikush që mora pjesë më 5 tetor, më duhet të them se këtu ka më shumë njerëz dhe sipas bindjes sime, më shumë se 500.000 njerëz janë në protestë…”, ka thënë Bozho Preleviç, avokat dhe ish-ministër i Brendshëm të Republikës së Serbisë.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit.

Kërkesë kryesore e protestuesve ishte përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.