Ish-ministri: Nuk jemi komb mysliman. Kemi qenë paganë si të gjithë, sot jemi laikë. Kaq! Stop! Troç! Nga se keni frikë e ç’është ky kompleks xhanëm!?
Ish-ministri: Nuk jemi komb mysliman. Kemi qenë paganë si të gjithë, sot jemi laikë. Kaq! Stop! Troç! Nga se keni frikë e ç’është ky kompleks xhanëm!?
13 shtator 2020
Ish-ministri Ylli Pango thotë se shqiptarët nuk janë “komb mysliman” dhe se kjo u duhet bërë të qartë të huajve.
“Janë fiksuar anekend matane e perketej oqeanit qe jemi nje komb musliman. U duhet thene e rithene nja nje milion here kudo ne forume e mediume, rrjete sociale e tryeza politike: (sidomos politike, sepse politika mendon se e dredh bukur ne takime nderkombetare e perfiton nga te gjithe duke e lene “ as keshtu e as ashtu”): Jemi shtet laik por edhe komb ne pjesen e tij derrmonjëse laik.
Pa asnjë nuancë nënvleftesimi a mbivleresimi për asnjerin besim fetar, Thjesht me nuancen e së vërtetës, realitetit: “Jemi kryesisht LAIKË” ” – shkruan ai në rrjetet sociale.
Ish-ministri thotë se të tillë na kanë bërë rrethanat historike.
“Pse? Rrethanat historike, politike, aresye psikologjike, kulturore etj. Cilatdo qofshin! U duhet thene e perseritur të huajve qe na njohin kaq perciptas qe nga presidentet e deri te njerezit e thjeshte te tyre, ne Perendim e ne Lindje.
“Kemi qene paganë si të gjithë. Pastaj te krishtere. Pastaj pjeserisht jemi konvertuar ne muslimane (nje pjese formalisht) dhe me pas ne shekullin e 20 e deri sot ka mbizoteruar laicizmi” . Kaq. Stop! Troç! Nga se keni frike e ç’eshte ky komplekes xhanëm! As vehten si jemi vertet, nuk mund ta paraqesim dot?!” – shkruan ai.
n.s. / dita