1 Shkurt 2023

“Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë pasi pretendohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga qeveria shqiptare”. Kështu deklaroi ish-oficeri i njohur i CIA, Kevin Carroll në një intervistë me gazetarin në SHBA Robert Papa në emisionin “FOKUS”.

Sipas tij, Mcgonigal ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga qeveri të huaja, ajo shqiptare dhe ajo e Bosnjës duke bërë ndihma zyrtare ndaj tyre, çka është kriminale dhe bëri deklarata false rreth kësaj në raportimet vjetore financiare. “Nga viti 2016, deri 2018, Mcgonigal mbajti një nga zyrat më të rëndësishme në FBI  e Nju Jork, zyra më e madhe lokale e FBI me 2000 agjentë mbulon Nju Yorkun ku keni zyrat e OKB dhe misioneve të konsullatave nga shumë qeveri të huaja, si Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Kuba dhe Irani.

Ka dy akuza, një në Uashington dhe në Nju Jork. Në akuzë akuzohet se ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga qeveri të huaja, ajo shqiptare dhe ajo e Bosnjës, duke bërë ndihma zyrtare ndaj tyre, çka është kriminale dhe bëri deklarata false rreth kësaj në raportimet vjetore financiare. Në Nju Jork akuzohet për thyerjen e sanksioneve dhe pastrim parash me një oligark rus të cilin e kishte hetuar më parë  me ish-zyrtarin e FBI. Megjithatë theksoj se juria e madhe ka dy vjet që ka marrë hetimet e prokurorit dhe  ka votuar që çështja të shkojë në gjyq, por në aktakuzë janë shumë pak fakte, aq sa të nisi gjykimi”, u shpreh ish-oficeri i njohur i CIA, Kevin Carroll.

Akuzat

Më tej gjatë intervistës me gazetarin në SHBA, Robert Papa për emisionin “FOKUS”, koloneli  Carrol, ish -oficer i CIA-s ka zbardhur edhe të tjera detaje nga aktiviteti i ish-agjentit të FBI. “Mcgonigal ka qenë personi që ka dhëne informacionin e rrem te Nju Jokr Times që Trump nuk ka lidhje me  sulmet ruse ndaj Hillari Klintonit më 2016.

Ai ia ka dhënë informacionin Rudi Xhuljanit, ndaj tash zyra avokatore, dikur me partner Xhujkjanin, do e mbrojë Mcgonigalin  para drejtësisë me orvatjen të pastroje emrin e tij. Mcgonigal, ka luajtur me lojtarë të mëdhenj. I shqetësuar është  dhëndëri i Trump, Kushner sepse Mcgonigal ka lidhje me një nga aferat më të mëdha të Kushnerit, i cili po humbiste një ndërtesë të madhe në 5 th avenue sepse ishte zhytur në borxhe. Kushner ka përdorur aksesin e Shtëpisë së Bardhë të marrë një  hua të madhe  nga  Qatari. Ndërtesa po falimentonte. Kushner ka kërkuar ndihmën e një kompania të madhe për një blerje mbi 1 miliardë dollarë. zv/Presdidenti i firmës që kreu blerjen ishte Mcgonigal. Të shtunën ora 23.00 në Fokus   do kemi të rejat e fundit për këtë skandaloz që mund të tërheqë edhe shumë të tjerë ndër ta Ramën”, nënvizoi koloneli Carrol.

Lidhja Rama-McGonigal
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

Rama në grepat e FBI?!

Sjellim këtu sërish dhe detajet e forta që gazetari Robert Papa zbuloi për gazetën “SOT”, për përgjimet e Ramës nga FBI.

“Prej dy vitesh Rama është në grepat e FBI-së për kontaktet me një ish- sigurims shqiptar dhe një agjent potencial rus, Mcgonigal. Dhe për ironi, hetimi ka nisur prej një e-mali nga agjenti i FBI, i cili përdorte një emër të sajuar dhe kishte një celular me numrin e kompanisë A së ish-sigurimsit shqiptar, personit A.

Rama në hetimet dy vjeçar del shpesh, madje në një rast, zyra e tij shërben si informatorë e FBI për të nisur një hetim  kundër lobingjeve të një partie kundërshtare ( ka gjasa ndaj Bashës, por mund të jetë edhe kundër Metës). Hetimet nuk i ka kryer zyra e Nju Jorkut as ajo e Uashingtonit, por zyra e FBI në Los Anxhelos.

Kjo e ka goditur më shumë Ramën, sepse kongresmeni Rohabaher ka hapur një hetim në atë zyrë rreth skandalit  për 80 mijë dollarët e fotos me  Obamën. U provua se paratë kishin ardhur nga Qipro. FBI-ja e Los Anxhelosit, ka plot  në atë dosje ku Rama del  shpesh”, nënvizon Papa për gazetën “SOT”.