Ish- piloti i Formula 1 hap restorantin e tij në Durrës.-
Ish- piloti i Formula 1 hap restorantin e tij në Durrës.
-Ish-piloti i famshëm i Formula 1, Jarno Trulli ka sjellë markën e tij të restoranteve edhe në vendin tonë.
Bar-restoranti me emrin “Italy” u inaugurua në mbrëmjen e së Mërkurës, në qytetin e Durrësit, ku ishte i pranishëm edhe vetë sportisti i garave të shpejtësisë.
I vendosur në shëtitoren “Taulantia” buzë detit, investimi më i fundit italo-shqiptar vjen në fushën e kulinarisë dhe verërave. Në një hapësirë e kuruar me estetikë bar restorant “Italy” sjellë kuzhinën italiane, verërat e tashmë të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre dhe më kryesorja të shëndetshme.
Në ceremoninë inauguruese me të ftuar të shumtë nga institucionet kryesore të qytetit, investitorëve të ndryshëm por edhe admirues të ish pilotit të Formula 1, Jarno Trulli foli për këtë bashkëpunim të tijin, më të fundit në qytetin bregdetar të Shqipërisë.
Jarno Trulli dhe kryebatakciu Vangjush Dako.
“Kisha dëgjuar për vendin tuaj nga shumë italianë dhe thashë të shkoj ta shoh. Ja ku jam, në Durrës për të parë nëse ekonomia këtu është e interesuar për produktin “Jarno”. Unë eksportoj verë në shumë vende të botës, përfshirë edhe Rajonin e Ballkanit, Shqipëria më mungonte. Kam sjellë në vendin tuaj lloje të ndryshme verërash, nga Rajoni i Abruzzo-s, nga edhe jam. Verërat janë të cilësisë mbi mesataren dhe shpresoj shumë që klientët ta pëlqejnë. Ky restorant do të na shërbejë për të kuptuar se çfarë kërkon tregun shqiptarë”, tha Jarno Trulli.
Për kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ky është një investim në të mirë të imazhit të qytetit.
“Italy” nuk do të shërbejë vetëm si restorant por edhe si bar. Për shërbimin është përzgjedhur një staf i kualifikuar si në kuzhinë dhe në pjesën e barit. Si çdo investitor i rëndësishëm, e aq më tepër kur është i famshëm objektivi është që restoranti të shndërrohet në një pikë referimi.