Ish-shefi i SHISH Fatos Klosi shkaktoi aksidentin me makinën e Policisë së Shtetit
8 Janar 2024
Nuk dihet ende nëse aksidenti është nga pakujdesia e ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi apo dyshohet se ka qenë i (dehur) në automjet.
Disa ditë më parë, një automjet i policisë së shtetit është aksidentuar rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk u lënduan, por pati vetëm dëme materiale.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Burime për VoxNews thanë se shkaktari i aksidentit ishte ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi./ Vox News
Nga Gazeta Dita