“Ish-udhëheqja e UÇK nuk është në Hagë për trafik organesh”. – Bumçi: Uroj që Rama mos ta ketë dëmtuar Kosovën
14 Tetor 2022
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, e konsideron fjalimin e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Europian një mundësi të çuar dëm.
Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se jo vetëm që nuk e ndihmoi Kosovën, porse shpreson shumë që me arrogancën e tij të mos e dëmtojnë në procesin e saj për tu anëtarësuar në KiE.
Bumçi: Për çfarë shkoi Edi Rama në Këshillin e Europës? Shkoi për të ndihmuar Kosovën. A e ndihmoi? Deri më sot ndjehet më afër Vuçiç sesa Albin Kurtit, Ramush Haradinajt, Isa Mustafës. Takimet e tij me Vuçiç, gjuha e trupit, avojkatia që ai i ka bërë në Bruksel, Strasburg dhe kudo është e paimagjinueshme. I thotë Eurooës dhe SHBA mos i ushtroni presion që ti vendosë sanksione Rusisë. Si mund të bëhet avokat i presidentit serb dhe Rusisë. Kujt i shërben? Kosovës jo.Nuk i ka shërbyer Kosovës dhe arritjes së marrëveshjes, ky i shërben Vuçiç.
Narrativën e ngritur rreth raportit të Dick Martyt për trafik organesh e sheh si luftë me mullinjtë e erës, duke kujtuar se ish-udhëheqja e UÇK nuk ndodhet në Hagë për ato akuza dhe se ajo çështje është hetuar dhe nuk ka prodhuar as një fakt të vetëm.
Bumçi: Në akuzat që janë ngritur ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit nuk ka akuzë që lidhet me trafikimin e organeve dhe përdorimin e shtëpisë s verdhë. Janë ngritur akuza të tjera por ish-luftëtarët e UÇK, është një proces që po vijon por nuk ka lidhje me raportin e Dick Martyt.
Po çfarë duhet të bënte kryeministri shqiptar?
Bumçi: Rama duhej të kordinohej me Kosovën. Ajo ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit të Europës. Ai duhet të ngrinte një fushatë lobimi për ti paraqitur këto fakte, kishte rezolutë, kanë ndodhur hetime dhe nuk kanë nxerrë asnjë fakt. Atëherë mund të ketë një qëndrim apo rezolurtë të re të Këshillit të Europës. Ai fjalim dje me ato tone fyese arrogante solli bojkotimin e darkës që shtronte kryeministri shqiptar, ky është një akt shumë i rëndë. Nuk e ndihmoi Kosovën Rama, uroj mos ti ketë bërë dëm në kërkesën e saj legjitime për të qenë anëtarja më e re e KiE.
Ai komentoi dhe progresraportin e KE për Shqipërinë, duke nënvizuar se amnistia dhe pasorta e artë janë nisma që penalizojnë vendin në proceset integruese.
Bumçi: Këto dy nisma kanë marrë vëmendje më të madhe mediatike. Raporti mbulon pothuajse gjithçka.Nëse thua do legalizoj deri në 2 mln euro, dy burime kanë këto të ardhura: Ose krimi i organizuar ose korrupsioni. Qartazi një nismë që e sjell krimin e organizuar në ekonomi dhe e legalizon atë. Psaportat shkojnë në të njëjtën linjë. Kjo është edhe më e rëndë. Mund të ndodhë që biznesmenë rusë mund të marrin pasaportë shqiptare kundrejt pagesës apo njerëz të lidhur me terrorizmin. Edi Rama nuk ka Europën projekt, ai projekt një regjim ku mbretëroin dhe pastaj çdo gjë tjetër që i bie ndesh me këtë projekt. Projekti i Edi Ramës nuk e ka Europën se Europa është vlera. Ka qenë një vullnet i qartë i Edi Ramës për të krijuar një frymë antieuropiane. Tallet me Europën.
Nga OraNews