Ish-zv.ministrja: Shteti shqiptar ka rreth 8.6 miliardë euro borxh.
Ish-zv.ministrja: Shteti shqiptar ka rreth 8.6 miliardë euro borxh.
29 prill, 2019.
Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në News 24 ka komentuar situatën ekonomike në vend si dhe borxhin publik. E pyetur për shifrën e saktë të borxhit publik, Beqiraj zbuloi se shteti shqiptar ka rreth 8.6 miliardë euro detyrime.
“Financat do të kenë një vit sfidë. Kapitali ynë njerëzor prodhon pak. Kemi pasur një periudhë konsolidimi fiskal i cili ishte i vështirë.
I gjithë borxhi publik, mund të ta them është 1.035 trilion lekë. Nëse do ta ktheja në euro është 8.6 miliardë euro.
Duke futur detyrimet që mund të futen nga kontratat koncensionare në kushtet që ekonomia ka një cikël pas 5 vitesh shënon një pikë ulje. Në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë që jemi një ekonomi derivativesh, varemi nga ekonomia e vendeve me të cilat kemi marrëdhënie“, tha Beqiraj.
v.l/ Dita