Ish-zyrtari i FBI erdhi 6 herë fshehurazi në Shqipëri, takoi Ramën, Veliun e shefin e shërbimeve
25 Janar 2023
Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim për media ka deklaruar se ish-zyrtrai i FBI-së ka kryer 6 udhëtime të fshehta në Shqipëri ku është takuar me Ramën, Veliun, shefin e shërbimeve.
Gjatë kohës së udhëtimeve Berisha deklaroi se ai shoqërohej nga një oficer i policisë.
“E paguan për përdorimin e FBI-së për qëllime të tyre politike. E paguan atë që të trajtojë FBI-në si agjensi private. Rama është bashkëautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigald ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri. Ka bërë takime jo vetëm me Ramën por dhe me Ardi Veliun, shefin e shërbimeve, me radhë e me rradhë, me kupolën e policisë etj.
Thuhet se me të gjitha i ka bërë me fatura e pagesa. Që të gjitha udhëtime të fshehta, duke mosdeklaruar hijen e zezë, oficerin e policisë së shtetit që e shoqëronte edhe në tualet, ka rrezik, Agron Nezen,” tha ai.
Nga OraNews