Ishin “eskorta”, detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë: Kafshuan farmacisten në dorë!
10 Maji 2024
Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja e dy grave ukrainase në Tiranë.
Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, që u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës në një apartament në rrugën e Dibrës punonin si eskorta (punëtore seksi).
Njëra prej tyre kishte dy muaj që kishte ardhur në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat rezulton të kenë hyrë në Shqipëri në datën 1 maj.
Ato kishin më pak se një javë që banonin në apartamentin ku u gjetën të vdekura.
Sakaq, mësohet se pak ditë më parë ato kishin kërkuar ilaçin Xanax, por farmacistja kishte refuzuar t’ua jepte pa recetë. Ato madje kishin shfaqur shenja agresiviteti dhe e kishin kafshuar farmacisten në dorë.
Raportohet se farmacistja bëri denoncim në polici për këtë incident, por blutë e Tiranës nuk arritën t’i lokalizonin në kohë.
Mbidoza e “Xanax”-it dyshohet se është shkaku i vdekjes së tyre.
Ka disa kohë që Tirana eshte mbushur me prostituta te kombesive te ndryshme, te cilat po behen perhere e me shpesh subjekt i kronikave te zeza.
Gazeta Dita