Ishin vjedhur në 2012 në Galerinë Kombëtare në Greqi, Policia: U gjetën pikturat e vjedhura të Picassos dhe Mondrian
Qershor 2021
Piktura e Picassos e vjedhur nga Galeria Kombëtare e Greqisë në vitin 2012 së bashku me një pikturë tjetër nga Mondrian është gjetur të hënën në Keratea.
Mediat greke shkruajnë se policia ka arrestuar një person, i cili po merret në pyetje.
Piktura e titulluar “Koka e një gruaje”, u krijua në vitin 1939 nga i madhi Pablo Picasso dhe iu dhurua Greqisë.
Me datë 9 janar të 2012, një burrë hyri në mëngjes në Galerinë Kombëtare, vetëm një ditë para se ajo të mbyllej për t’u rinovuar dhe vodhi një vepër arti të pallogritshme.
Piktura e vjedhur i përkiste piktorit Pablo Picasso dhe kapte vlerën stratosferike prej 20 milionë euro.
Gazeta Panorama