![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/01/basha.jpeg?fit=574%2C323&ssl=1)
Ishkryetari i PD ne Fier: – Basha ik
Ishkryetari i PD ne Fier: – Basha ik
16 JANAR 2022
Në prag të mbajtjes së takimit të planifikuar në Fier, në mjediset e teatrit Bylis në Fier janë mbledhur disa simpatizantë që presin mbërritjen e kreut të PD, Lulzim Basha. Shumica prej tyre vijnë nga njësitë administrative të qarkut.
Ndërsa ana e kundërt, janë mbledhur një pjesë tjetër e demokratëve, të cilët dukshëm mbështesin ish drejtuesin politik të PD në Fier Luan Baçi i cili ka dalë në krah të ish kryeministrit Berisha.
Ata mbajnë pankarta në duar ku kërkojnë që PD të bashkohet dhe kanë thirrur gjithashtu “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesit aktual të demokratëve.