![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/06/20200523_074650-905x450-1.jpg?fit=905%2C450&ssl=1)
“Ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!” Zv.ministri poston një status kundër ministres, por e fshin me urgjencë
“Ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!” Zv.ministri poston një status kundër ministres, por e fshin me urgjencë
23 maji 2020
Zëvendës ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, ministren e Kulturës, Elva Margariti.
Ministrja, e ftuar në emisionin “Open” la të kuptonte se kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit.
Pas kësaj deklarate Shkreli në një postim në Facebook, shkruan se Margariti ishte për mëshire dhe nuk duhet të dilte në televizion e të poshtërohej ashtu.
“Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!”, shkruan Artan Shkreli.
Postimi i Artan Shkrelit
Por kjo deklaratë kundër ministres ka qëndruar vetëm pak minuta, pasi Shkrelit “i kanë tërhequr veshin” dhe e ka fshirë me urgjencë.
o.p. / dita