Ishte simboli luftës anti-Covid. – Kryeinfermierja e QSUT merr vendimin e PAPRITUR: – Zoti i bëftë derman vendit tim! – Aty ka nevojë për lëpirsa
19 QERSHOR 2021
Nuk ishin të paktë mjekët që u dalluan në luftën e gjatë ndaj Covid në vendin tonë për kontributin e tyre të palodhur për të ndihmuar njerëzit.
Një prej tyre, ishte edhe Ana Luca, e cila u bë e njohur nga një video e bërë virale teksa derdhte çizmet e mbushura me djersë pas orësh të stërgjatura pune.
Me sa duket ajo është larguar drejt Gjermanisë. Vetë Ana i ka kthyer përgjigje gazetarit që njoftoi se ajo po largohej nga Shqipëria.
Ana shkruan se Shqipëria ka nevojë për lëpirsa dhe jo profesionistë.
Statusi i plotë i Anës
I dashur Edmond Arizaj Nuk di si ta filloj komentin, si ta shpjegoj e si ta mbyll….nuk gjej dot fjale per momentin pasi duhet ose nje nate e gjate dimri ose thjesht nje fjali per ta shpjeguar…ndoshta ngaqe kam akoma dhimbje dhe jam e prekur…. Do te te jap intervisten e pare dhe te fundit me te gjitha drite hijet qe kane ndodhur! Pervec se infermiere ne profesion dhe Kryeinfermiere e 3 Njesive te Strukturave Covid kam qene dhe Administratore Spitalore e kam drejtuar spitalin me te madh te QSUT.
Ikja dhe largimi im i ka rrenjet e thella dhe lutni Zotin qe ky eksod te kete zgjidhje! Nuk fitojme ne qe punojme drejt miku im! Nuk kane nevoje per heronj por kane nevoje per lepirsa…. nuk kane nevoje per heronj miku im kane nevoje per ushtare qe tu pastrojne kepucet… Di te te them vetem dicka: Zoti befte derman vendit tim te shtrenjte! Xherdanit te qafes se Shqiperise do ti bien guret pak nga pak…. Jo pa qellim ne strukturat boterore quhen BURIME NJEREZORE…..do vije nje dite ky burim do shteret! Perqafoj nga larg dhe faleminderit me mirenjohje perulese cdo bekimi, falenderimi dhe mirenjohje te marre nga njerezit! Perulesisht faleminderit Bekime, Force dhe Kurajo per te gjithe koleget e mi!
Gazeta Sot