
Ishulli imagjinar 3D dhe përballja e Rames me të papriturën në Berat
Ishulli imagjinar 3D dhe përballja e Rames me të papriturën në Berat
16 PRILL 2021
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjashte vjet me pare nga Berati konkursin për projektimin e Ishullit të Lumit Osum në Berat. Në Konkurs marrin pjesë 12 firma prestigjoze ndërkombëtare që sjellin projektet e tyre për projektimin e këtij ishulli që sipas kryeministrit Rama, nuk nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin e qytetit, por me përmirësimin e infrastrukturës dhe nivelit të jetesës në këtë qytet.
Ishulli shtrihet në zonën midis dy lagjeve muzeale, Mangalemit e Goricës, që ndahen nga njëra tjetra prej lumit Osum, për tu shndërruar kështu në atraksionin e ri turistik të Beratit.

Ishulli imagjinar 3D dhe përballja e Rames me të papriturën në Berat
Kryeministri Edi Rama është përballur me të papriturën në Berat. Mësohet se të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të degës së Beratit janë bashkuar sot në brigjet e lumit Osum për të protestuar në lidhje me premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama në 8-vite pushtet.
Në formë demostrative ata i janë drejtuar brigjeve të Osumit, për të pushuar në “ishullin” që Rama premtoi se do të bënte në lumin Osum. Pasi kanë vendosur shazlonget në brigjet e lumit, ata janë shtrirë për të pushuar në formë proteste ndërsa në duar mbanin pankarta “Ishulli i Beratit”.