ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Moskë
23 Mars 2024
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë të premten, ka raportuar “Reuters”.
ISIS ka bërë njoftimin në kanalin e vet në Telegram duke thene se sulmuesit kanë ikur pa u kapur nga Policia ruse.
“Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të qztetaresh rus në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it.
Të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë autoritetet ruse.
Sipas tyre, ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes (22 mars).
Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u informuar rregullisht për situatën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.