19 Dhjetor 2023

Në gadishullin Reykjanes të Islandës ka shpërthyer një vullkan, raporton Anadolu.

Zyra e Meteorologjisë së Islandës (IMO) njoftoi se shpërthimi në vullkanin në gadishullin Reykjanes ka ndodhur në afërsi të qytezës Grindavik.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë në orën 22:00 me kohën lokale ndërsa shpërthimi mund të shihet nga pamjet e incizuara në rajon.

Vidir Reynisson, një nga zyrtarët islandez të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave, në deklaratën për televizionin RUV, duke iu referuar rrjedhës së magmës tha se incidenti “ishte i një cilësie të një shpërthimi të madh” për rajonin.

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Islandë, më 11 nëntor u shpall “gjendje e jashtëzakonshme” kundër mundësisë së një shpërthimi të vullkanit.

Autoritetet kishin vendosur të evakuonin qytezën Grindavik në pjesën jugperëndimore të vendit si masë paraprake.