Fshati qe Shitet

Itali/ Shitet online komuna, kryetari: – S´ka më burime. –

05.04.19.

Gazeta Shqiptare

“Shitet Esino”. Ky është lajmërimi që italianët kanë hasur në internet, pasi kryekomunari ka vendosur ta shësë komunën për mungesë të burimeve. Esino Lario është një provincë e Leçes që popullohet nga 747 banorë. I pari i komunës, kryetari Pietro Pensa ka vendosur t´i shprehë në këtë mënyrë provokuse vështirësitë që has Esino Lario.

Fshati qe Shitet

Në sajtin “Shitet Esino” shpjegohet arsyeja madhore që e ka shtyrë kryekomunarin të nxjerrë në shitje të gjitha vendet simbolike. Komuna shitet me vlerën 200 mijë Euro, tabela hyrëse ku shkruhet “Mirë se vini në Esino Lario kushton 1250 Euro, kurse një stol i komunës kushton 280 Euro.

Fshati qe Shitet

“Në këto vite komuna ka qenë udhëzim dhe frymëzim për shpirtin sipërmarrës të mijëra komunave të vogla italiane. Megjithatë, dita-ditës fshatrat po braktisen dhe pavarësisht përpjekjeve shpopullimi nuk është ndalur. Për fat të keq Esino Lario nuk ka më burime për të vijuar rezistencën, ndaj kryekomunari ka vendosur t´i shesë të gjitha simbolet e komunës”,shkruhet në sajt.

Fshati qe Shitet