Itali, vetëm një në tre nëpunës publikë ka kryer studime universitare
17 Korrik 2024
Ndër vendet e mëdha të Bashkimit Europian, Italia renditet e fundit për nga numri i të diplomuarve të punësuar në sektorin publik, sipas një raporti të Bankës së Italisë (BI), shkruan adnkronos.it.
Raporti i detajuar nxjerr në pah një sërë të dhënash shqetësuese për nivelin e arsimimit të nëpunësve publikë italianë.
Këto elemente ngrenë pyetje të rëndësishme në lidhje me konkurrencën dhe efikasitetin e administratës publike italiane në një kontekst rregullator kombëtar dhe ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks.
Duke bërë një krahasim me vendet e tjera të mëdha të BE-së përqindja e të diplomuarve italianë renditet e fundit mes vendeve të tjera të mëdha të BE-së.
Në krye të listës gjejmë Spanjën me 60%, më pas Francën me 46%, Gjermaninë me 43% e në fund Italinë me 34%.
Krahasimi me fuqitë e tjera evropiane si Gjermania, Franca dhe Spanja nxjerr në pah një hendek jo pak të rëndësishëm për Italinë.
Ndërkohë që në këto vende përqindja e të diplomuarve mes punonjësve publikë është vazhdimisht në rritje, Italia është ”në vendnumëro”.
Ky fenomen në thelb mund t’i atribuohet dy faktorëve, e para, struktura e karrierës nuk e shpërblen në mënyrë adekuate kualifikimin dhe e dyta pagat janë shumë të ulëta në krahasim me shtetet e mësipërme, elemente që e bëjnë administratën publike më pak tërheqëse për të rinjtë italianë të diplomuar.