Italia do të kthejë 800 objektet arkeologjike në Kinë, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. –
Italia do të kthejë 800 objektet arkeologjike në Kinë, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. –
Italia ka marrë një vendim të rëndësishëm për kthimin në Kinë të 800 objekte arkeologjike si: pjata dhe skulptura të lashta.
Këto objekte janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në provincat rreth Kinës, duke përfshirë Gansu, Qinghai dhe Sichuan. Disa datojnë në periudhën neolitike dhe i përkasin dinastisë Ming (907-1664), sipas një deklarate nga Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore.
Autoritetet italiane si fillim duhet të shpjegojnë se si artikujt e 796-ës përfunduan në Itali, ndonëse një deklaratë konfirmoi se ato ishin objekte të paligjshme.
Pak muaj më parë, një gjykatë në Milano ka urdhëruar që objektet e trashëgimisë Kulturore të kthehen në Kinë, edhe pse njoftimi i qeverisë u dha në të njëjtën kohë kur Presidentit Xi Jinping vizitoi Romën.
Ky veprim vjen pasi dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje simbolike që do të punojë së bashku për të luftuar trafikun e paligjshëm të objekteve të artit. Ministri i Kulturës së Italisë, Alberto Bonisoli, tha se marrëveshja shënoi një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Mënyra më e rëndësishme për të mbrojtur (reliket kulturore) është luftimi i paligjshëm i relikeve kulturore që tregëtohen në treg.”
Mbështetja italiane shihet si një fitore e madhe për projektin tregtar dhe infrastrukturor të presidentit Xi, i cili synon të lidhë Kinën me Europën, Afrikën dhe Azinë nëpërmjet një sërë portash, hekurudhash dhe rrugëve të reja përgjatë tregtisë së tokës dhe të detit.
Kina ka nënshkruar marrëveshje me më shumë se 20 vende për anti-vjedhje, anti-gërmime, kontrabandë ilegale të relikeve kulturore, sipas Administrimit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të vendit. Një deklaratë e veçantë e lëshuar nga autoritetet italiane tha se objektet e vjedhura priten të ekspozohen në Pekin në vitin 2020, raporton CNN.
L.K/Dosja.al