Italia identifikon molekulën natyrale që bllokon COVID-19

5 shtator  2020

Shkencëtarët kanë identifikuar një molekulë me origjinë natyrore e aftë të bllokojë specifikisht virusin SarsCoV2.
Kjo molekulë quhet “quercetin” dhe gjendet në perime të zakonshme, si kaperi, qepa e kuqe dhe rrepa dhe është në gjendje të prishë një nga proteinat themelore për replikimin e virusit COVID-19, sipas një studimi të kryer nga Instituti Nanoteknologjik i Këshillit Kombëtar të Kërkimit (Cnr-Nanotec) të Cosenza-s, Itali.

Në fakt, molekula mund të modifikohet lehtësisht për të zhvilluar një molekulë sinteze edhe më të fuqishme, falë madhësisë së vogël dhe grupeve të veçanta funksionale të pranishme në strukturën e saj kimike.

“Testet in vitro kanë treguar se “quercetin” është më aktivja në mesin e 150 molekulave kandidate. Simulimet tona kompjuterike kanë treguar se ajo lidhet saktësisht me vendin aktiv të proteinës 3CLpro, duke e parandaluar atë që ta kryejë si duhet funksionin e saj”, tha Bruno Rizzuti nga “Cnr”.

“Tani për tani, kjo molekulë, ende e paoptimizuar, është në të njëjtin nivel me antiviralët më të mirë të disponueshëm kundër koronavirusit, asnjëri prej të cilëve nuk janë miratuar si ilaç”, vazhdoi ai.

Molekula “quercetin” ka një sërë vetish origjinale dhe interesante nga pikëpamja farmakologjike dhe është e njohur për vetitë e tij antioksiduese, antimalcuese, antialergjike.

o.j/dita