Italia shtrëngon masat, gjithçka mbyllet pas orës…
Italia shtrëngon masat, gjithçka mbyllet pas orës…
19 Tetor 2020,
Italia do të zbatojë masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së rasteve nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja, kryeministri italian, Guiseppe Conte tha se masat ishin të nevojshme në mënyrë që të shmanget një bllokim i ri mbarëkombëtar.
Sipas rregullave të reja, pas orës 21 të mbrëmjes, çdo ambient publik do të jetë i mbyllur, shkollat do të vijojë por do të ndryshojnë oraret e mësimit dhe distanca mes nxënësve.
Sportet e kontaktit amator do të qëndrojnë të pezulluara, palestrat dhe pishinat do të duhet të adoptojnë një protokoll të ri. Brenda kësaj jave, baret e restorantet do të mbyllen në mesnate dhe në tavolinë nuk mund të ulen më shumë se 6 persona.
“Ne nuk mund të humbasim kohë, duhet të shmangim izolimin, që do të frenonte për një kohë shumë të gjatë ekonominë tonë” u shpreh Konte përpara qytetarëve. “Qeveria është këtu por secili duhet të bëjë të vetën”, tha kryeministri.
Masat e reja vijnë në një kohë kur Italia regjistroi një tjetër rekord rastesh të reja, me 11.700 të infektuar brenda 24 orëve. Italia është vendi europian i goditur më rëndë nga pandemia dhe ka aktualisht 414 mijë të konfirmuar me Covid-19 ndërsa janë regjistruar 36.500 viktima.
Gazeta Shqip