“Izolohet” Tirana, mijëra policë ngrene postblloqe në hyrje të kryeqytetit
“Izolohet” Tirana, mijëra policë ngrene postblloqe në hyrje të kryeqytetit
17 Maji 2020
Mijëra efektivë policie ndodhen në sot në terren, pasi qindra qytetarë janë ngritur në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan, pranë “Tynelit të Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara, pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Ky postabllok është ngritur për të penguar qytetarët që mund të tentojnë të vijnë në Tiranë për t’ju bashkuar protestës. Ndërkohë, pritet që të vendosen edhe postblloqe në hyrjet e tjera të kryeqytetit.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.
Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
LAJMI FUNDIT.AL