Izraeli bombardon bankat e Hezbollahut ne Lban
21 Tetor 2024
Izraeli daklaron se ka kryer sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke thënë se fikus i bombardimeve kanë qenë disa degë të një banke, e cila mendohet se përdoret nga Hezbollahu.
BBC raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar të paktën 16 sulme ajrore. Bombardimet janë kryer kundër ndërtesave të bankës “Al-Qard al-Hasan”.
Në një deklaratë, Al Qard al Hassan siguroi klientët se kishte marrë “masa” për të siguruar që fondet e tyre njenë të sigurta, ndërsa e quajti vendimin për ta shënjestruar atë një shenjë “falimentimi” të Izraelit, shkruan Sky News.
Dy sulme janë raportuar në afërsi të aeroportit në në Bejrut.
Më herët ushtria izraelite paralajmëroi qytetarët e Libanit, se planifikonte të kryente sulme gjatë natës.
Gazeta Sot